Politikë

Basha për herë të parë në fushatë bashkë me Kryemadhin: Rama do të bëhet pjesë e qeverisë, por koalicionin e kemi vetëm me LSI

Basha për herë të parë në fushatë bashkë me

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë zhvilluar një event elektoral së bashku në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Kjo ka qenë dalja e parë e përbashkët e lidëreve përgjatë fushatës zgjedhore, ku kanë takuar qytetarët e kësaj zone të prekur nga tërmeti.

Basha ka shfrytëzuar mundësinë që të refuzojë sërish ftesën e Ramës për bashkëpunim pas 25 Prillit, duke e interpretuar si një thirrje për të hyrë në qeveri pas humbjes dhe duke shtuar se aleati i vetëm i PD pas 25 Prillit do të jetë LSI.

“Ju ka rënë në sy edhe ju, që edhe Edi Rama e ka kuptuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe do të bëhet pjesë e qeverisë. Koalicioni për Ndryshim do e bëjë koalicionin me LSI, me qëllim për t’i dhënë vendit një qeevrisje të shpresës, qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë. Brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje që kthen sytë tek ekonomia, punësimi i mirëqenia. Të vijojmë këto 7 ditë maratinën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton.’’- ka thënë mes të tjerash Basha.

Tiranapost.al