Politikë

Basha për koalicionin me PS: Nuk kërkoj vota që të bëj qeveri me Ramën

Basha për koalicionin me PS: Nuk kërkoj vota që të bëj

Në media është aluduar për një koalicion qeverisës mes PD dhe PS ku sipas një formule të ndershme, partia që merr më shumë vota do jetë në krye të qeverisë. I pyetur për këtë, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk tha Jo në mënyrë të prerë, por u shpreh se nuk kërkon vota që të bëjë qeveri me Ramën, duke shtuar se kryeministri aktual me ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi.

‘PS e ka jetike dhe nëse do vazhdoj të mbetet parti signifikante të dalë në opozitë dhe të distancohet nga krimi’, tha ai.

-Është hedhur ideja se ju dhe PS mund të ndërtoni koalicon, se mund ta qetësojë vendin, ka vende me këtë skemë koalicioni si Gjermania, disa e shohin si te keqe të madhe. Nëse Rama do ju kërkonte koalicion pas zgjedhjeve me formulë të ndershme kush fiton qeveris në krye, do e pranonit?

Basha: Ka dy përqasje ndaj pushtetit, që pushteti shihet si qëllim ne vetvete dhe kjo është e Ramës. Eshte filozofia që ka shkatërruar ekonominë, shëndetin dhe e ka sjellë vendin me perfaësimin më të dobët për përballimin e situatës së pandemisë që pritet të përkeqësohet pas hapjes së shkollave, përqasja ime është se pushteti është mjet për të arritur objektivat. Nuk kërkoj vota që të bëj qeveri me Ramën, se Rama me ministrat duhe të mbajnë përgjegjësi, PS e ka jetike, nëse do vazhdojë të mbetet parti signifikante të dalë në opozitë dhe të distancohet nga krimi.