Politikë

Basha propozon 26 mijë lekë në muaj për ata që u është mbyllur puna! Reagon Rama

Basha propozon 26 mijë lekë në muaj për ata që u

Lideri demokrat Lulzim Basha propozon që qeveria t’i japë pagën minimale të gjithë atyre që kanë mbetur pa punë, pasi janë mbyllur bizneset. Basha publikoi sot një plan financiar që sipas tij qeveria duhet të marrë parasysh para se të publikojë sot planin e saj.

Sipas Bashës:

Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogël, qeveria t’ju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë

që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:

• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.

•  Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Pas këtij propozimi reagoi edhe kryeministri Rama, i cili shkroi se plani është bërë me të ardhura që kapin nivelin e një vendi të G7-ës.

Basha propozon 26 mijë lekë në muaj për ata që u

Rama shkruan:

"Plani 7x7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurrencë e pandershme nga 7x7=42!"

Basha propozon 26 mijë lekë në muaj për ata që u