Politikë

Basha propozon ndryshime kushtetuese: Një kryeministër jo më shumë se dy mandate

Basha propozon ndryshime kushtetuese: Një kryeministër jo më

Kreu i PD-së Lulzim Basha propozon ndryshime kushtetuese. Ai thotë se një kryeministër nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate qeverisje.

Kryeministri Rama kërkon një mandat të tretë, zgjedhjet janë me 25 prill 2020.

Basha deklaron në Opinion:

Një kryeministër jo më shumë se dy mandate. Do jetë i ngjashëm me atë të Amerikës. Nëse nuk arrij për dy mandate atë që kam prentuar, për çfarë do rri mandatin e tretë? Do bëhet ligj, do propozohet ndryshim kushtetues. Se për sa kohë, mandat 4 vjeçare apo për 8 vjeçar, këto janë detaje. Pushteti do kufizohet me masa reale. Kjo është alternativa. Nëse nuk pranohet nga parlamenti, do kërkohet referendum nga populli.

Jeni për krijim senati? Padyshim.