Politikë

Basha publikon spotin: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini

Basha publikon spotin: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit?

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitat në Facebook ku shfaqen disa skenare që njerëzit ndërrojnë shërbimin apo produktin që nuk u pëlqen. Në video shfaqet një klient i pakënaqur në restorant që ndërron zgjedhjen e tij si dhe një vajzë që zëvendëson një palë kufje problematike dhe përfundimisht dy të rinj të pakënaqur me qeverisjen që konkludojnë se duhet ta ndërrojnë atë.

Publikimi i Bashës:

Kurrë mos e humbni shpresën për Shqipërinë! Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini!

Tiranapost.al