Politikë

Basha: Rama po krijon thashetheme, s’bëhemi pjesë e lojës së tij

Basha: Rama po krijon thashetheme, s’bëhemi pjesë e lojës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në një deklaratë për mediat  se kryeministri Edi Rama do të japë llogari për premtimet e pambajtura. Sipas tij Edi Rama e di që do të humbasë thellë dhe kjo është arsyeja pse ndryshoi ligjin dhe krijon thashetheme pa vlerë. Ai shtoi se PD nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje.

“Edi Rama e di që do të humbasë thellë, kjo është arsyeja pse ndryshoi ligjin, pse krijon thashetheme pa vlerë. Ne nuk do ta ndjekim në këtë lojë, nuk do të bëhemi pjesë e lojës së tij. Ai e ka pasur shansin të tregojë veten dhe e ka treguar. Ai është shkaktari i shkatërrimit të ekonomisë, i largimit të shqiptarëve, i kolapsit dhe ditës më të zezë për shqiptarët. Ne jemi të fokusuar të nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e ka futur Rama. Ndryshimi është i pashmangshëm”, tha Basha.