Politikë

Basha refuzon të komentojë vendimin e DASH për Berishën: janë pyetje për ata që e kanë shpallur vendimin

Basha refuzon të komentojë vendimin e DASH për Berishën:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka pranuar këtë mbrëmje të komentojë vendimin e Departamentit amerikan të Shtëtit për ta shpallur pararendësin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha “non-grata”.

Në një intervistë nga “Radari Informativ”, Basha tha se kanë pasur problemet dhe gabimet e veta midis tyre, por edhe se nuk ka ndërmend të pështyjë në bashkëpunimin me ish-kryeministrin në kaq vite.

“Kemi patur problemet tona… gabimet tona. S’kam ndërmend të pështyj në kaq vite bashkëpunim, ka ndryshuar domosdoshmëria e ruajtjes së raportit me partnerin strategjik SHBA. Çdo ditë e jona është e mbushur me arritje dhe probleme.

Asgjë që ka të bëjë me vendimin s’mund të jenë pjesë e komenteve të mia. Sa i takon vendimit janë pyetje që duhet tja drejtojë atyre që e kanë shpallur vendimin dhe jo kryetarit të PD. Kam marrë një vendim mbi një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të qeverisë amerikane, por s’kam ndërmend të komentoj këtë vendim aq më tepër vendimet mbi atë vendim që janë marrë.

Përgjegjësia e PD është të përballet me regjimin dhe jo të qëndrojë me lakun që na i lidh këmbët. Që nga shpallja non grata dhe deri te qëndrimet e qeverisë amerikane, janë faktet aty, janë qëndrimet, mbi këto qëndrime kryetari i pd duhet të merrte vendimin që është marrë”, tha Basha.

Tiranapost.al