Politikë

Basha: Si sot tre vjet më parë bëra një gabim me Edi Ramën! Paralajmëron protesta dhe jep premtimin për Teatrin

Basha: Si sot tre vjet më parë bëra një gabim me Edi

A do shkohet drejt mosbindjes civile? Në kushtet e fatkeqësisë natyrore ku ndalohen tubimet, dhe rregulla të vendosura nga qeveria. Kryemadhi ka qenë e para që ka paralajmëruar dhe ka bërë thirrje për mosbindje civile.

Ndërsa Lulzim Basha, ka dalë sot dhe ka kërkuar falje për marrëveshjen e tre viteve më parë me Kryeminsitrin Edi Rama. Marrëveshje që kurrë nuk u zbardh në media dhe ku përflitet që brenda ka qenë edhe fati i Teatrit Kombëtar. Basha tha se nga ky moment do të nisin protestat.

Basha: 

Si sot tre vjet më parë unë u ula me këtë njeri ( Ramën) me shpresën e besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit, unitetit të kombit dhe garanci për proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi se u gabova, garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Opozta do marrë të gjitha hapat demokratike për të vendosur largimin një ore e më parë të së keqes së Shqipërisë, fëmijëve tuaj që është Rama. Vendimi i parë sot është mbështetja e protestave për aleancën, protestës së civilëve dhe organizimi nga ana jonë e protestave qytetare dhe mbarë popullore.

Ndërkaq sot në protestë ka pasur dhunë mes protestuesve që tentuan të thyenin kordonin policor.

Dy efektivë janë lënduar nga sende të forta. Turma ka gjuajtur me shishe ujë.