Politikë

Basha: Ta përfundojmë plotësisht reformën zgjedhore, por Rama do që ta bllokojë. Reagon ambasadorja e SHBA-ve

Basha: Ta përfundojmë plotësisht reformën zgjedhore, por

-Pas vendimit të Bashës për të përfunduar Reformën Zgjedhore me palët politike, erdhi reagimi i shpejtë i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, ajo shkruan:

E mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD, Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim që edhe liderët e tjerë që tregojnë lidership të ngjashëm.

Basha: Ta përfundojmë plotësisht reformën zgjedhore, por

-Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se po kërkon të bllokojë reformën zgjedhore, duke mos marë parasysh propozimet e opozitës, që kërkon zgjedhje të parakoshme. Por maxhoranca nuk e plotëson këtë kusht dhe e fton opozitën në tryezat e Komisionit për të miratuar deri më 31 maj reformën sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Por Basha tregoi vendimin:

Bashkë me opozitën vendosëm t’ja mohojmë këtë plan diabolik Ramës dhe ti ofrojmë shqiptarëve daljen nga kriza, duke u angazhuar për të përfunduar plotësisht reformën zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të lira të ndershme dhe integrimit.

E pyetur nga gazetarja se akuzon Ramën por vetë braktis këshillin Politik, Basha u përgjigj se opozita nuk mund të ulej në tryezë pas shembjes së Teatrit. Por më pas ai tha se do të rikthehen një orë e më parë; por jo se e ka braktisur opozita ndonjëherë.

Lexoni pyetje përgjigjet me gazetarët:

Flisni për lojë të Ramës për bllokim të reforms zgjedhore, por ju e braktisët Këshillin politik, Kur do ktheheni?

Cili ka guxim të thotë se orë pas aktit terorrist të Ramës me teatrin Opozita mud të ulej në tryezë. Por kurrë nuk e braktisim procesin e reformës zgjedhore se Rama atë do.

Kur do riktheheni?

Një orë e më parë. Nuk do rikthenemi në tryezë, nuk e kemi braktisur asnjëherë.

Me 18 maj nuk shkuat?

Me 18 maj dhe letrat e maxhorancës erdhën kur njerëzit po rriheshin në rrugë. Mos u merrni me detaje është plan mafioz i Ramës.

Kush po luan prapa krahëve?

Ai që hodhi në erë teatrin me dinamit për të hedhur në erë reformën zgjedhore dhe integrimin.

Jeni gati të uleni në tryezë për integrimin drejtësimin, e propozoi sot presidenti.

E ka marrë ai përgjigjen, maxhoranca ka 15 detyra opozita ka 1. 14 të tjerat kanë të bëjë me Ramën, dosjet e pergjimeve, vënien e drejtësisë reforma zgjedhore. Detyra jonë është për të larguar Ramën. Opozita po e bën detyrën me reformën zgjedhore. Opozita nuk mund të bëhet fasadë.

Ndërkaq, Meta dje u takua me opozitarët ku u bëri thirrje të kthehen në tryezë për miratimin e reformës.