Politikë

Basha takon Kurtin në selinë e PD: Biseduam për sfidat që kanë përpara dy vendet

Basha takon Kurtin në selinë e PD: Biseduam për sfidat që

Kreu i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në Facebook ka informuar publikun për takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Basha ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet në Kosovë si dhe shkruan se si kryeministër do të bëjë gjithçka për rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy shteteve.

Statusi i kryedemokratit Basha:

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.
Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Shqipëri, Kurti është takuar me kryeministrin Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Tiranapost.al