Basha tregon planin ekonomik: Rrogën minimale do e bëj 36 mijë lekë, 110 mijë vende pune dhe do anuloj disa nga taksat e Ramës

Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik për pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Kreu i Partisë Lulzim Basha premtoi 110 mijë vende të reja punë, rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të reja në muaj, anulimin e taksës së karburantit, 100 % mbulim të interesave të kredisë për çiftet e reja dhe një sërë premtimesh të tjera. Me sloganin pas tij ‘Shqipëria fiton’ Basha tha se Rama premtoi botën, por nuk ofroi asgjë gjatë qeverisjes së tij.
Pikat e programit:
-Angazhimi i parë: 110 mijë vende të reja pune. Do shpjegojmë në vazhdim ofertën tonë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investitorët e huaj.
-Unë angazhohem të rris pagën minimale në 36 mijë lekë të reja në muaj. Rritja e pagës do bëhet duke filluar nga lehtësirat për biznesit dhe jo si sot ku nga kostot gjobat taksat shkurtohen vendet e punës dhe bizneset falimentojnë.
-0.5 % totali i taksave dhe tarifave për biznesin e vogël.
-Do garantojmë konkurrueshmërinë e gjithë punëdhënësve.
-Do ti ul taksat e në 9 % duke ruajtur fashën prej 30 mijë lekësh dhe kështu vendosim taksën 9 % të fitimit të sipërmarrjes mbi bizneset me xhiro mbi 4 milionë lekë të reja.
-me 18% do ulen detyrimet për sigurimet shoqërore.
- Sot me nisjen e prezantimeve tona them se një nga vendimet pas 25 prillit është anulimi i taksës së karburantit, 24 lekë për litër. Do u kushtojë 240 lekë të vjetra më pak sesa kushton sot.
-Pensionet do rriten me jo më pak se 5 % dhe do jenë sa mesatarja e rajonit.
-Energjia dhe karburanti do ulet.
-Do mbulojmë shpenzimet arsimore të tarifës për 90 % të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
-Fëmijët do kenë programe pas shkollore dhe ushqim për orët shtesë. Tekstet do jenë falas për gjithë ciklin parauniversitar.
-3 mijë lekë në muaj për 5 vjet, për bonusin e bebes.
-Për të sapomartuarit apo të sapofejuarit që nuk keni mundësi të blini shtëpi, pas 25 prillit qeveria juaj do paguajë 100% interesat bankare për çxo kredi që merrni për të blerë shtëpi.
-Për fermerët, do kenë të njëjtën mbështetje, 100 milion euro mbështetje direkte dhe sigurim fondesh.
*Tiranapost.al.