Politikë

Basha: Nuk ka revolucion, ka dhunë barbare! Berisha erdhi me një plan të qartë për të dhunuar PD-në

Basha: Nuk ka revolucion, ka dhunë barbare!  Berisha erdhi me një plan

Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News24 foli rreth protestës së 8 janarit në PD dhe qëllimeve të organizatorit Sali Berishës.

Basha tha që ajo nuk është PD, por dhuna e një njeriu që është në dëshpërim. Sipas tij 8 janari nuk ishte ditë revolucioni, por ditë dhune barbare.

“Berisha s’kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Kjo tentativë ndryshoi edhe ndaj qëndrimit që mbajtën demokratët.

I falënderoj për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga non grata amerikane.

I falënderoj ata që u thërritën si fasadë dhe panë që kriminelët nisën dhunën, u distancuan. I kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve, uroj që ato pamje të mos mbesin gjatë në kujtesë.

Ajo s’është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth do t’ia faturojë shqiptarëve.

Trekëndëshi i Bermudës kërkon ta mbajë kështu Shqipërinë në këto kushte. Unë e them sot fare hapur para shqiptarëve, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta mbajnë peng Shqipërinë. E mbajnë për interesa të tyre. Janë të lidhur me interesa të fuqishme.

Kjo është fjala ime kundër të tyres por që populli ta kuptojë kush ka të drejtë le të bëjmë vettingun në politikë. Dikur e mbështesnin, ca bënin sikur, ca e mbështesnin.

Çka e bashkon trekëndëshin e Bermudës, janë të tre kundër vettingut të politikanëve.

Nuk ka revolucion, ka dhunë barbare. Kam mijëra mesazhe nga demokratët, të cilët distancohen publikisht. Kanë mbetur pak orë të distancohen një grusht njerëzish rreth tij.

Demokratët, shqiptarët e kanë të qartë, Sali Berisha erdhi me një plan të qartë për të dhunuar PD-në përmes gjakderdhjes, plani dështoi dhe sot ai është më i vetmuar se kurrë.” tha Basha.