Politikë

Basha: Unë e di që s’më duan në krye të PD shumë njerëz nga Berisha, Meta, Rama tek Zamir Mane e shumë pronarë mediash

Basha: Unë e di që s’më duan në krye të PD

Pas Sali Berishës, në ambientet e PD foli për gazetarët Lulzim Basha.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Basha tha që e sotmja është një ditë bilanci i së djeshmes tragjike për demokratët e të gjithë shqiptarët dhe se ai do të punojë për të rindërtuar ato që u shkatërruan, edhe pse shumë nuk e duan në krye të PD.

Folët për rindërtimin e PD, vetëm ju mund ta bëni këtë?

Unë do të jap kontributin tim falë votës dhe mbështetjes së demokratëve dhe do ta bëjmë këtë falë mbështetësve që kam pranë.

A nuk mendoni që zgjidhja e kësaj situatë është të bëni zgjedhje?

Demokratët janë të vendosur për atë që kanë si mision prej 30 vitesh, dhe unë bashkë me ta.

Unë e di që ka shumë që nuk më duan në krye të PD. Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Zaimir Mane dhe një duzinë pronarë mediash.

Por ka edhe një shumicë përveç këtyre që më duan. Misioni im është të bëj gjithçka e të mos dorëzohem për besimin që më kanë dhënë.