Politikë

Basha zbulon bisedën e fundit me Berishën: më tha s’vendos asgjë para vetes

Basha zbulon bisedën e fundit me Berishën: më tha s’vendos

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar këtë të enjtë bisedën e fundit që ai ka patur me paraardhësin e tij, Sali Berisha. Ai zbuloi se Berisha i ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD-në dhe as demokratët.

Në “Open”, Basha tha se kishte vendosur të mos pështynte në 16 vite bashkëpunim me Berishën, se u ka qëndruar atyre që ka thënë, por pararendësi i tij ë krye të PD-së nuk ka bërë të njëjtën gjë.

“Kam vendosur të mos pështyj në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Unë i kam qëndruar atyre që kam thënë, por Berisha jo. Mund të kishte një sërë rezultatesh, mund të kishte skenare, i pari një parti gjysmë për gjysmë, do kishte një përçarje e cila do të kërcënonte partinë, largimin me vulë të Berishës. Largimin e një kryetari aktul, çfarë do të zgjidhte kjo?

Nuk ka person tjetër që ka kultivuar marrëdhëniet me aleatët që të arrinte në ultimatum si një zgjidhje deri në plotësimin e vendimit të gjykatës. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe I kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia”, deklaroi Basha.

Tiranapost.al