Politikë

Basha zbulon pse nuk u dorëhoq pas humbjes së njëpasnjëshmë të zgjedhjeve: do ishte akt burracak

Basha zbulon pse nuk u dorëhoq pas humbjes së

Dorëheqja është hapi i radhës që pritet pasi një lider politik humb zgjedhjet, por në rastin e kreut të Partisë Demiokratike, Lulzim Basha nuk ka ndodhur kjo gjë, gjatë këtyre viteve të fitoreve të njëpasnjëshme të Partisë Socialiste, e cila siguroi dhe mandatin e tretë qeverisës në 25 prillit këtë vit.

Si për ta sulmuar edhe një herë Sali Berishën, i cili dha dorëheqjen ne vitin 2013, pasi humbi zgjedhjet ndaj Kryeministrit Edi Rama, por u rikthye në skenën politike të vendit sapo Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ky i fundit theksoi se një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më.

Duke u mëshuar pretendimeve të tij për “masakrën zgjedhore”, Basha theksoi se në kushtet ku ndodhet situate politike, dorëheqja do ishte akt burracak.

“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira. Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak.

PD ka një mënyrë të qartë të përcaktuar me rregulla të shkruara që për ironi të fatit të janë të firmosura nga ish-kryetari Berisha dhe rifirmosura nga ish-sekretari Ridvan Bode. Përdorimi i demokratëve si mish për top i turpëron të gjithë. Në momentin kur PD ka Kuvend më 18 Dhjetor gjithçka tjetër ka humbur relevancën. Nëse ¼ e delegatëve do të kërkonin Kuvendin në mënyrë statutore nuk do ishim futur fare në këtë debat. Paloka dhe Berisha thonë se i paskan penguar të tretët. Unë nuk i besoj këto. Unë besoj që rruga që kanë ndjekur nuk i kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Faktorë të krimit të organizuar por edhe kundërshtari ynë politik është investuar që diçka të nisur nga Berisha të përdorë për interesat personale.

Denoncimet e mia ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015. Kam thënë që kurrë nuk mund ta besoj. Suel Çelën e kam përmendur që nga 2015 deri te presionet para 25 prillit. Këta janë ushtarët e Edi Ramës. Janë autorë dhe ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Kam thënë që është në nderin e Berishës të distancohet tani që faktet janë bërë publike. Që demokratët, që gjithë Elbasani e ka marrë vesh. Janë përfshirë në marrjen peng deri në krerët e grup seksioneve në kullën e tij te tregu”, tha Basha për “Radarin Informativ”.

Tiranapost.al