Politikë

Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, bën mirë që del ushtria por pse me mitraloz?

Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, bën mirë

Kreu i PD-së Lumzim Basha thotë se në vend duhet të shpallet gjendja e jashtëzkonshme në gjithë vendin për të vënë në përdorim të gjitha instrumentat. Mbështet daljen e ushtrisë dhe policisë si pjesë e masave ndaj atyre që nuk respektojnë oraret e levizjes dhe distancimit social por thotë se në vend që ushtria të dalë mitraloz në rrugë, të shpërndajë ndihma. Ai tha se qeveria ka pranuar disa nga kërkesat e opozitës, të cilat i liston. Gjithashtu flet për masat që do merrte ai nëse do ishte në qeveri:

I pyetur për masat që do merrte, Basha tha:

-do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë të ekspozuar dhe të rrezikuar.

-do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë

-investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte : mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.

-Eshtë urgjente që paratë të cilat kanë shkuar deri tani në drejtime të tjera të kanalizohen në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë. Pra një buxhet social për të cilin kemi propozuar masa konkrete. 

Basha tha gjithashtu se qeveria sipas tij ka pranuar disa nga kërkesat e opozitës:

-Kemi arritur ta shkundim qeverinë të marrë disa masa.

-U pranua propozimi që njëri nga prindrit që do të qendrojë në shtëpi me fëmijët, të paguhet.

-U pranua propozimi për shtyrjen e kësteve të kredive për të paktën 3 muaj.

-U pranuan plotësisht apo pjesërisht edhe disa propozime të tjera. Kjo është detyra e opozitës. Të sensibilzojë, të kërkojë transparencë, të kërkojë llogari dhe të propozojë. Jemi në shërbim të shqiptarëve pa bërë politikë. Nuk është koha për debate politike, është koha për të dhënë ndihmën tonë dhe për ta kaluar këtë të keqe sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

Intervista e Bashës në Nova Media.