Politikë

Bashkitë ende pa kryetar, Meta letër Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi

Bashkitë ende pa kryetar, Meta letër Sekretarit të

Pas përgjigjes së KQZ-së për bashkitë pa kryetarë, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjitshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi ku i kërkon informacion mbi njësitë vendore ku kryetarëve iu ka mbaruar mandati në mënyrë të parakohshme.

Kujtojmë se në një përgjigje dërguar Presidencës KQZ, ka theksuar se pa kryetar janë vetëm tre Vora, Dibra dhe Shkodra.

‘’Referuar këtyre dispozitave, organi fundor që merr dijeni për përfundimin përpara kohe të mandatit është Këshilli i Ministrave, i cili sipas nenit 62 të po këtij ligji është dhe organi 2 kompetent që vendos shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, dhe që sipas procedurës duhet të njoftojë Presidentin e Republikës për vijimin e procedurave të mëtejshme për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Megjithatë, referuar sa më sipër, nga ju nuk është përcjellë deri më tani një informacion i tillë, ndërkohë që Kryeministri publikisht ka mbajtur qëndrimin se shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore është kompetencë e Presidentit, por pa e njoftuar këtë të fundit zyrtarisht dhe sipas ligjit.

Në këto kushte, përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës, kërkon nga Këshilli i Ministrave të informohet mbi:

-Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore - Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

-Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

I nderuar Zoti Agaçi,

Kërkojmë që ky informacion të jetë i saktë, i plotë dhe me të dhënat e nevojshme, si dhe të përcillet sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti i Republikës, të procedojë më pas për zgjidhjen e kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë, përmes nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për të gjitha ato bashki pa kryetar’’, thuhet në letrën e Presidentit.

Bashkitë ende pa kryetar, Meta letër Sekretarit të

Bashkitë ende pa kryetar, Meta letër Sekretarit të