Politikë

BE do tu hapë shqiptarëve dritën jeshile për negociatat, por politikës i ka hapur një thes me kushte

BE konfirmon gatishmërinë pro negociatave, por ngjarjet politike në vend kanë bërë që të marrim 13 kushte. Mediat sot po zbardhin draftin që bëhet gati për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

BE do tu hapë shqiptarëve dritën jeshile për negociatat, por

Në informacionet e para bien në sy kushtet që BE duket se jo që nuk i ka pakësuar por shtuar. Zgjedhjet e 30 qershorit futen brenda kushteve, dhe teksti që vjen nga Brukseli është pasqyrë e pasojave të sherreve politike por nga ana tjetër megjithë këto arsye duket se BE nuk do të zhgënjejë shqiptarët duke iu dhënë një dritë shqiptarëve dhe maqedonasve për të nisur negociatat për anëtarësim.

Pritet që vendimi paraprak i hapjes së negociatave të jepet brenda kësaj jave nga Këshilli Europian.  Dokumenti pritet të komentohet ditën e sotme dhe më pas të miratohet nga krerët e BE-së, të cilët do të dalin me një video-konferencë.

Para se të kryhet konferenca e parë e negociatave, duhen plotësuar katër kushtet e reja. Kjo me gjasë do të çojë dhe në shtyrjen e konferencës së parë, por parimisht negociatat do jenë të hapura.

Disa kushte të zbardhura nga Financial Times janë:

-Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së, përfshirë transparencën e financimit të partive.  

-Zbatimi i ligjit anti-korrupsionit. Përfundimi i reformës në drejtësi, përfshirë gjykatën kushtetuese dhe gjykatë të lartë që të bëhen funksionale

-Ndryshimit i ligjit të paketës Antishpifje sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

-Veprime më të ashpra kundër emigracionit të parregullt.