Politikë

BE nuk ka kusht që marrëveshja të bëjë të lumtur Bashën

BE nuk ka kusht që marrëveshja të bëjë të lumtur

Zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bundestag, Johann David Wadephul, u shpreh një ditë më parë kundër miratimit të marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare për hapje të listave dhe ndalimin e koalicioneve. Ai paralajmëroi që nëse votohet atëherë cenon integrimin e vendit. 

I pyetur për deklaratën që vjen nga Bundestagu gjerman, kryeministri Rama e komentoi:

“Deklarata ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i ç’balancuar në planin politik. Ai është mik i mirë i Bashës dhe një mik i mirë i imi. Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por nënçmon shumë parlamentin e Shqipërisë duke e bërë si një noter që s’ka të drejtë fjale. Por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht Parlamentin të shkoj përtej saj. Qoftë Bundestagu nuk i kanë vënë kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Bashën dhe as të bëj një marrëveshje jashtë parlamentit me ata që e braktisën. Ai e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është e pavërtetë! Koalicionet nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në Europë, ku partitë kanë të drejtë të bashkohen dhe të propozojnë një listë”.

Marrëveshja është kusht për konferencën ndërqeveritare, mos kemi një përplasje mes mazhorancës suaj dhe BE-së?

Si mund të kemi përplasje për BE, për ne është bota. S’dua ta rrëzojmë dhe pse nuk më pëlqen. Por ky është një proces ku duhet të japim shembullin tonë. S’ka askund të shkruar që Shqipëria të bëjë marrëveshje me Bashën apo me partitë jashtëparlamentit. Shqipëria është shtet sovran. Reforma zgjedhore është kusht kyç pa të cilin Shqipëria s’mund të fillojë, marrëveshja është një nga instrumentet, gjykimi bëhet mbi produktin jo mbi faktin kush u mërzit dhe kush u gëzua, s’është pjesë e standardeve europian, që të jetë i gëzuar Luli.