Politikë

BE s'mund të na lërë në zonë gri, ka nevojë për ne. Turqia partner strategjik por jo me ndikim

BE s'mund të na lërë në zonë gri, ka nevojë

Nga Konferenca Vjetore “State of the Union”, kryeministri Edi Rama u ndal tek marrëdhënia me Turqinë dhe theksoi se ka marrëdhënie shumë të mira, edhe me Presidentin Erdogan por nuk ka asnjë lidhje ndikimi të Turqisë në Shqipëri.

Edi Rama:

Sa i takon Turqisë, kam opinionin tim të fortë që Turqia është themelore për sigurinë e BE dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Historia e marrëdhënieve është e ndërlikuar, por nuk ka dyshim, mendoj se Turqia është kyçe për sigurinë dhe sigurimin e BE. Por edhe BE është kyç për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala te rajoni, por edhe te Shqipëria, më duhet ta bëj të qartë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë. Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia jonë me presidentin Erdogan është shumë e mirë, por dua ta bëj të qartë se nuk ka asnjë shenjë të asaj çka pretenduar e pretendojnë disa burime se Presidenti Erdogan e Turqia po ushtrojnë në Shqipëri e rajon. Kur shoh e lexoj lajme shumë të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ushtruar ndikim, nuk është e vërtetë. Kur bie fjala te xhamitë jemi shumë mirënjohës për të gjithë projektin e restaurimeve të trashëgimisë historike që kemi, qofshin këto xhami, kisha, etj. Kaq është.

Gjëja tjetër është xhamia e Tiranës, ku kanë kontribuar për komunitetin mysliman, pasi kemi një katedrale të madhe ortodokse e katolike, por mungonte kjo xhami e madhe dhe komuniteti mysliman turk kontribuoi për këtë. Nuk shoh në asnjë lloj mënyre ndikim. Edhe sa i përket çështjes mes Turqisë e Greqisë, në asnjë moment dhe asnjëherë ne nuk kemi pasur asnjë shtysë nga ana turke për të bërë diçka.

Kryeministri tha gjithashtu se Bashkimi Europian ka nevojë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor: Evropa nuk është alternativë, por është vendi që ka të njëjtën vlerë sot që ka pasur kur etërit themelues e përfytyruan.

Kam një mendim të fortë, që Evropa, BE, ka nevojë për ne, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Për qëllimin e një unioni më integral, më të sigurt. Unë nuk e kam të qartë, nuk është e qartë për mua si mund të vihet në diskutim kjo gjë. Ne rrethohemi nga kufijtë evropianë, ne jemi brenda Evropës. Të kesh këtë fqinjësi të paintegruar, ta lësh si një zonë gri, ku të tjerë interesa e aktorë mund të ndërhyjnë, është shumë e qartë: që alternativa e integrimit të plotë është shumë e realizueshme, shumë e sigurt, se çdo lloj alternative tjetër.

*Tiranapost.al