Politikë

Berisha 4200 firma për Kuvendin Kombëtar të PD-së, akuzon Gazment Bardhi: I ka mbledhur një kryetar bande në Elbasan

Berisha 4200 firma për Kuvendin Kombëtar të PD-së, akuzon

Akuza të forta ka hedhur mbrëmjen e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ndaj Sali Berishës, pasi deklaroi se një kryetar bande në Elbasan ka grumbulluar firma që ish-kryeministri ta mbledhë Kuvendin Kombëtar në 11 Dhjetor.

Demokrati e lëshoi këtë akuzë në emisionin “Real Story”, ndërsa shtoi se e njëtja praktikë është ndjekur dhe në qarqe të tjera të vendit.

Bardhi rrëfeu edhe që 10 min para se të dilte në konferencë kishte takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e shtatë apo e tetë, që I kishte treguar eksperiencën për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes.

“Secili prej nesh do të jetë pjesë e sulmeve të pavërteta dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Secili prej nesh, unë si sekretar të përgjithshëm, secili prej anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve kanë përgjithësi ndaj demokratëve. Në një moment të caktuar qëndrimet tona politike nuk mund të përputhen me interesat personale të Sali Berishës, e kjo na kthen në qendër të sulmeve. Por kjo mua nuk më shqetëson. Unë s’kam lidhje me grupe kriminale dhe aq më pak me kriminelë. Unë kam lidhje me intelektualë dhe s’do të më lidhë kurrë asgjë me komponentë kriminalë. Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.

Dua të jem i sinqertë. Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 min para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes. Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet future prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave.

Me gjithë rrezikun që mund të kem në personin tim, nuk dua të bëhem zëri i këtyre demokratëve. Raportime të tilla ka pasur edhe në qarqe të tjera, por atje nuk kam të dhëna. Unë bëj diçka publike kur bindem që dëshmia që kam marrë nga zyrtarë në Elbasan nga e njëjta skenë. Një pjesë e tyre kanë firmosur, e disa të tjerë nuk kanë firmosur. Këta persona janë edhe sot e kësaj dite kundër nesh. Kanë bërë betejë kundër nesh në llogari të PS. Unë i kam kërkuar kolegëve në PD që të sqarojnë pozicionin e tyre për këtë situatë. Zoti Noka më ka thënë që nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën Suel Çela në Elbasan. Unë kam pritur që zoti Berisha të dsitancohet nga këto”, u shpreh Gazment Bardhi.

Në vijim, Bardhi tha se do të ishte qesharake nëse do të shkonin në zyrën e Edi Palokës me një grup përfaqësuesish për verifikimin e firmave duke bërë që të humbiste serioziteti i procesit. Ai shtoi se Basha ka bërë gabim që nuk e ka thënë që për 3 muaj kur përpiqeshin për bisedime Baerisha ka thënë se nuk i interesonte PD-ja.

"Do ta kthente në qesharake një proces verifikimi që vetëm pse e kërkon Berisha. Nëse në një mëngjes Paloka shkon në zyrën e Berishës dhe i thotë se do ndiqet kjo procedurë dhe ti shkon edhe e propozon, atëherë do humbte serioziteti. Ne nuk e duam njëri-tjetrin të gjithë por na mbajnë bashkë rregullat. Detyra për të përgatitur mandatet është e sekretariatit. ¼ kanë të drejtën të kërkojnë thirrjen e Kuvendit. Vendimin për thirrjen e tij organizimin e struktuarave e merr kryesia e partisë apo Këshilli Kombëtar. Prandaj kam dalë bëni publike firmat.

Berisha nuk ka interes për ta zgjidhur këtë çështje. Berisha ka interes për të vazhduar një tollovi për shkak të interesave të tij. Boll më! Jemi marrë më hallet e tij personale. Basha ka bërë gabim që nuk e ka thënë se ka thënë për 3 muaj se nuk i interesonte PD-ja. Duhej ta thoshte këtë, por po e them unë sonte se kam qenë dëshmitar", tha Sekretari i PD-së midis të tjerash.

Tiranapost.al