Politikë

Berisha: Asnjë s`më ndal, veç të Gjithëfuqishmit, për të qenë në shtator në parlament. Mish të ngordhur kanë ngrënë edhe në Shqipëri edhe në Kore

Berisha: Asnjë s`më ndal, veç të Gjithëfuqishmit,

Sali Berisha sot njoftoi se avokati i tij ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen ‘non grata’ të tij dhe familjes.

Berisha foli për barin dhe mishin e ngordhur, epitete që i bëri ndaj Yuri Kim, për të cilën tha se deklarata e saj është një kërcënim pa prova dhe fakte e dokumente.

“Më 21 maj zëdhendësi DASH ka thënë për një gazetë shqiptare se burimet kanë qenë raporte lokale, rajonale, të gjitha të sponsorizuara nga Sorosi. Kanë qenë raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete të Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Kjo dëshmon se vendimi kundër meje bazohet në shpifje dhe trillime politke të kundërshtarëve të mi, Soros dhe Rama, është hakmarrje politike për mbrojtjen time, denoncimin tim të dhunimit të zgjedhjeve, lidhjet me krimin, pasuritë dhe korrupsionin e tij. Është hakmarrja e tij, për denoncimin e fondacioneve dhe së fundi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Së fundmi, për denoncimin tim mbi ndryshimin e kufijve.

Karakterin politik e konfirmoi kërkesa e Ambasadores Yuri Kim për mosfutjen time në parlament duke mos pasur asnjë fakt, provë për t`iu paraqitur shqiptarëve, përvec kërcënimeve me dogmën e fajit që ka përdorur dikur Enver Hoxha. Duke përfunduar, shpreh bindjen e plotë mbi paanshmërinë e gjykatës. Nuk ka në planet person apo institucion për çdo formë korrupsioni për Berishën”, thotë Berisha.

Lulzim Basha ka kërkuar vetëm fakte e prova në takim.

Berisha e ka bërë të qartë që do të jetë në parlament. Do të jem në grupin e PD dhe demokratikisht do t`i kundërvihem këtij regjimi.

"Rruga e vetme është transparenca. Kështu që cilidot i e them: Nuk ka forcë në botë përveç të Gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit, kjo është përfundimtare", shton Berisha.