Politikë

Berisha-Bashës: Edi Rama është sot, nesër ikën. Ti do përballesh me drejtësi për Toyota Yaris

Berisha-Bashës: Edi Rama është sot, nesër ikën. Ti do

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kurbinit deklaroi se Basha është i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA duke e akuzuar për dy dosjet, ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris.

Berisha i kërkoi Bashës të japë shpjegime për këto dy dosje duke shtuar se kryeministri Rama i ka bërë ndër duke mos e çuar në Gjykatën e Lartë dosjen ku kryedemokrati akuzohej për larje parash.

“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s'i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë. Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln euro, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier në telefon, më thotë.

I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t'ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ato erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t'i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. Edi Rama është sot, nesër ikën, t'i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris” tha Berisha.

Tiranapost.al