Politikë

A do vazhdojë Berisha luftën me protesta? Çfarë ndjeu ai kur pa pamjet në media nga shkatërrimi i selisë së PD?

A do vazhdojë Berisha luftën me protesta? Çfarë ndjeu ai

Në një deklaratë sot për mediat, nga oborri i selisë se PD, Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën si kolaboracionist dhe se ka qëndruar deri vonë në mëngjes duke hartuar emrat e demokratëve që duhet të arrestohen.

Berisha tha se e ka gjetur veten dhe demokratët në kurth ditën e djeshme.

I pyetur se si ndjehet Berisha kur ka parë pamjet e shkatërruara të godinës së PD përgjigjet kështu:

Berisha: Shkatërrimi i tmerrshëm i saj është blindimi, shndërrimi në bunker, identike me kryeministrinë e Ramës. Nuk ka më shqiptar pa parti që nuk e ka të qartë se Rama ka një zyrë në kryeministri dhe do të ketë një në seli.
Ai është murosur atje. Ne jemi revolucion paqësor, e pe si u qelluan dje me karrige?
Sigurisht ka reagim, se ua hodhën kokës. Ju patë vrasës të dënuar se si sulmonin si bisha demonstruesit.

-Çfarë ju bëri ta mbyllnit protestën?

Ishte gazi që hodhi në sasira toksike, njerëzit ishin të shtrirë në anët e Lanës nga helmimi. në betejë ka tërheqje kur përdoret lëndë toksike. unë isha këtu

-Nëse s’do vinte policia, a do kishte viktima?

Asnjë viktimë s’mund të kishte. A patë njeri të armatosur?

-A ishin paqësor protestuesit?

Pse më pyet kur ju e patë. Hapja e dyerve u bë e qëllimshme sepse është shtëpia jonë.

Tiranapost.al