Politikë

Berisha flet sot për ‘Zërin e Amerikës’: Nuk krijoj forcë të re politike

Berisha flet sot për ‘Zërin e Amerikës’: Nuk krijoj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar këtë të enjte se nuk do të krijojë një force të re politike, pavarësisht riaktivizimit të tij në fushatat kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila pritet të transmetohet në rubrikën ‘Ditari’, Berisha shprehet se PD-se i nevojitet një rithemelim, çka ai beson se do ta arrijë me Kuvendin Kombëtar të datës 11 Dhjetor.

“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave,” -shprehet Berisha në një video të publikuar në facebook nga Zëri i Amerikës.

Ndër të tjera, Berisha shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.

Tiranapost.al