Politikë

Berisha? LSI distancohet nga PD me argumentin se Basha po punon për interesa të Edi Ramës

Berisha? LSI distancohet nga PD me argumentin se Basha po punon për

Nuk ka mbajtur qëndrim për Berishën, por reagimi i LSI-së erdhi pak ditë pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Bie në sy fjalia për interesa të Ramës, një tezë e përdorur edhe nga Berisha kur ka akuzuar se përjashtimi i tij erdhi nga: Pazaret e fëlliqura të Lul Bashës dhe Edi Ramës’ Dhe jo nga presioni ndërkombëtar pasi Berisha u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari konfirmoi distanicimin nga PD gjatë një interviste ku se ato i kanë kërkuar Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës. Një marrëveshje mes tyre? “Koha do e tregojë”, tha ai.

“I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

Është koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës! Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate.

LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës. LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale”, tha Braimllari për Report Tv.

Ndërkaq, në seancën e një dite më parë në Kuvend, PD dhe aleatët njoftuan se do të kishin tre grupe parlamentare: Një të PD, Grupi i Aleancës për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. LSI me vetëm 4 deputetë në Kuvend nuk është pjesë e asnjë grupi, pasi i nevojiteshin dhe të pakten 3 deputetë të tjerë.

*Tiranapost.al.