Politikë

Berisha: Lulzim Brava për të ruajtur karrigen i dorëzoi Edi Ramës Selinë e Blinduar

Berisha: Lulzim Brava për të ruajtur karrigen i dorëzoi Edi
LSA photo.com

Berisha pas daljes nga Prokuroria në një prononcim për mediat është shprehur se e në 8 janar Basha ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish. Duke e cilësuar si të pabesë, Berisha thotë se Basha për të ruajtur karrigen ishte i gatshëm të dorëzonte selinë e PD-së Ramës.

“I thirrur këtu me urdhër të kreut të meduzës erdha në respekt të parime me të cilat jam i mbrojtur., Ajo që dua tu them është se në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar për çdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish dhe trafikantësh, pengmarrësish fundamentalistesh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtet dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Berisha: Lulzim Brava për të ruajtur karrigen i dorëzoi Edi
LSA photo.com

Ju duke u falënderuar shumë për të gjithë punën e madhe që bëni më duhet të them se nuk duhet të injoroni një moment, që është më flagrant është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia është simbol së pari i pabesisë ekstreme, së dyti simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin, së treti, mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin atyre.

Lulzim Brava është simboli i politikanit që për të ruajtur karrigen pasi u shkarkua nga anëtarësia ia dorëzoi Edi Ramës selinë e blinduar.

Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli” tha Berisha.