Politikë

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës. Do të mbahet në Tiranë, në 2 shkurt.

Siç paralajmëroi edhe për atë të 6 dhjetorit që kaloi, Berisha tha se protesta do të jetë më e fuqishmja që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

“Është Parlamenti i turpit në historinë e vendit. Ndaj do ketë një veprimtari intensive, e garantoj që beteja do zhvillohet në çdo skaj të Tiranës, në çdo sallë, në çdo institucion.

Të enjten do të jem në përgatitje të revoltës së fuqishme, të protestës më të fuqishme që Shqipëria ka njohur. Tirana do derdhet e tëra në rrugë, Shqipëria do marshojë drejt Tiranë. Kjo është veprimtaria e Sali Berishës”, tha Berisha.