Politikë

Berisha: Nuk kam kërkesë për ndryshimin e ‘Non Grata’, por dua transparencë me fakte e prova

Berisha: Nuk kam kërkesë për ndryshimin e ‘Non

Pyetja e gazetarit në konferencë për shtyp: Betejën e keni konsideruar personale. Keni menduar që në shtator të jeni jashtë grupit parlamentar dhe në parlament të hyni si deputet i thjeshtë?

Sali Berisha: Do futem siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendim imi i cili ndaj kujtdo që në vend të transparencës zgjedh diktatin unë do t’i kundërvihem me nje aleancë, çdo demokrat e shqiptar në betejë kundër këtij regjimi. Kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. Jo! PD dhe cilido tjetër mendoj unë ka një detyrë, të kërkojë fakte, prova, dokumenta. Ka një detyrë tjetër, në mungesë të tyre të mos pranojnë diktatin, me fyerje e poshtërime me barin. Unë po mbroj disa parime jetike për çdo qytetar të lirë.

Pyetja e gazetarit: Ka zëra se brenda PD-së do kërkohet largimi juaj nga Kuvendi në shtator nga një grupim.

Berisha: Nuk kam info konkrete. Në këtë betejë unë kam mjet të vetëm, të vërtetën. Dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar, se ju thashë, nuk kërkoj unë ndryshim vendimi. Jo. Ai është i zoti i shtëpisë të përcaktojë kush hyn e jo, në vendin e tij, por nga ana tjetër ka detyrën qytetare të kërkojë fakte e dokumente. Mendoj se ata të cilët nuk e bëjnë këtë janë një hordhi hajdutësh, trafikantësh, duke vrapuar në studio televizioni, ‘eureka eureka’ se mendojnë se shpëtuan nga denoncimet, nga Sali Berisha. Kërkoj nga çdo shqiptar, një fakt, dokument, transparencë që nesër mos të hani bar, të mos u serviret më bar, mos t`jua kujtojnë më barin.