Politikë

Berisha poston foton fake nga Tirana e Bashës, Veliaj i përgjigjet në Twitter

Berisha poston foton fake nga Tirana e Bashës, Veliaj i përgjigjet

Sali Berisha përmes qytetarit dixhital ka postuar një foto arkivë të Tiranës me përmbytje. Bëhet fjalë për një foto të Tiranës në kohën e drejtuar nga Basha, në ish-parkingun pranë ETC-së, që funksiononte dikur edhe si lavazh dhe ku makinat e parkuara u mbuluan nga uji. Në të njëjtin vend sot ndodhet pallati Down Town.

Menjëherë pas këtij postimi ka ardhur reagimi i Veliajt i cili në Twitter përmes një hashtagu e quan Berishën #PisBurrë. Veliaj ka thënë gjithashtu se në të njëjtin vend sot ndodhet pallati Downtown.

Përgjigja e kryebashkiakut Erion Veliaj në Twitter:

“Foto 1 e Tiranës së Saliut 2013, parkingu i ETC. Foto 2 e Tiranës sot, i njëjti vend DownTown One! Por, seniliteti dhe ligësia e tij - që çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht - janë fatkeqësia e një force që ka degraduar bashkë me të në pusetat e Tiranës. Pis burrë”.

Berisha poston foton fake nga Tirana e Bashës, Veliaj i përgjigjet

Berisha poston foton fake nga Tirana e Bashës, Veliaj i përgjigjet

Pas këtij reagimi Berisha e ka fshirë postimin e tij në Facebook.