Politikë

Berisha: Nuk e kam organizuar protestën unë. Vetëm do të mbaj fjalimin

Berisha: Nuk e kam organizuar protestën unë. Vetëm do të

Në daljen e përjavshme për mediat, Sali Berisha ka dhënë disa detaje mbi protestën që opozita do të mbajë nesër. Berisha thotë se ka në dorë fjalimin, kurse skenari po organizohet nga aleatët.

“Do të ketë risi nga të gjitha llojet”, tha Berisha, por theksoi se Basha nuk do të lejohet të marrë pjesë derisa të sqarojë të vërtetën ose të pranojë fajin për çështjen e financimeve ruse.

Berisha Për protestën

Unë në protestë kam fjalimin. Skenarin e kanë aleatët e mi, e kanë të tjerë. Detyrat janë të ndara. Mos hyni tani në kompetenca të të tjerëve. Vetëm ju them që do të ketë risi të çdo lloji.

Berisha: Nuk e kam organizuar protestën unë. Vetëm do të

Berisha Për Lulzim bashën

Të gjithë mund të vijnë veç Lulzim Bashës që duhet të sqarojë njëherë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët mund të vijnë se s`do më marrin leje mua, që të protestojnë ndaj qeverisë. Lulzim Basha ka një akuzë të tmerrshme për të cilën ka thënë nuk është e vërtetë, por nuk e ka sqaruar.

Mendoj se është I detyruar të ketë burrëri, të sqarojë, ose të shpallet I penduari I drejtësisë dhe fiton lehtësira, por të tregojë të drejtën.