Politikë

Berisha protestë më 6 dhjetor? Veliaj: Gjest antishqiptar! Saliu, rasti tipik i një doktori që është bërë pacient

Berisha protestë më 6 dhjetor? Veliaj: Gjest antishqiptar! Saliu,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendimin e Berishës për protestë më 6 dhjetor në Tiranë si një gjest antishqiptar. Duke folur për Report tv, Veliaj deklaroi se Berisha tenton çdo mundësi të Shqipërisë që ta sabotojë.

“Ai është rasti tipik i një doktori që është kthyer në pacient. Është vërtetë mendërisht në gjendje të rëndë. Bën postime, heq postime. Nëse do ishte vërtetë pellgaçe në ujë nuk kishte pse e hiqte postimin. Fakti që kuptoi të gjithë zemëratën e publikut, që sillet si një hienë ku kërmat që kanë mbetur nga një fatkeqësi, mundohet tí çajë. Është vërtetë rëndë. Për pacientin Berisha duhet kuptuar ajo shprehja kërcen nga belaja. Një njeri që nuk shkon dot në Rinas. Unë nuk habitem me Saliun. Unë habitem me ata që e ndjekin. Ndjekin një njeri që nuk kalon dot aeroportin e Rinasit. Po nuk shkove dot në Amerikë, nuk të pret njeri në Europë dhe nuk shkon dot në Angli, autoriteti yt është Rinas. Ky thotë meqë këta nuk më duan unë do ju imponohen. E ke parasysh atë të fortin, atë rrugaçin e gjimnazit që thoshte pse nuk më ftoni në festa. Ky është qartazi që nuk e ka ftuar në një ditëlindje. Nuk e kanë ftuar në ceremoni, nuk ftohet në dasmë. Do të vijë në dasmë me zor duke marrë të gjithë mërinë dhe pështirosjen publike të një njeriu që çdo mundësi të Shqipërisë kërkon ta sabotojë””, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sa herë ka probleme në Kosovë, Saliu përpiqet që të organizojë rrëmuja dhe në Shqipëri.

“ Po të vini re Saliu aktivizohet sa herë ka një problem në Kosovë. Ai organizon një rrëmujë në Shqipëri. Kjo kuptohet jo vetëm nga paratë që merr nga Rusia ajo parti. Kjo kuptohet nga sjellja antishqiptare e Saliut në të gjithë vitet e fundit. Gjeni një krizë në Kosovë dhe kërkoni çfarë ka qenë duke bërë Saliu në Shqipëri. Kemi një situatë problematike në veri të Kosovës. Sot ka një debat pavarësisht faktit se është kufizuar në veri të Kosovës implikon të gjithë Kosovë. Është përfshirë i dërguari I posaçëm, zoti Borrel, DASH. Është një njeri që deri tani ka jetuar me përça dhe sundo. Përça jugun dhe veriun, përça myslimanët me të krishterët, përça të ardhurit me vendalinjtë. I ka funksionuar gjithmonë kjo skenë. Unë sot besoj se shoqëria është shumë herë më e emancipuar se personazhe të tillë”, nënvizon Veliaj.