Berisha shkon në kuvend për herë të parë pas lirimit: E shoh çehren që ju ka rënë
Pas 11 muajsh në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend.
“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë. Edi Rama mendoi se e realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën. I bëtë llogaritë gabim sepse nuk ishte viti 1946. Është e vërtetë se ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së kombit amerikan dhe ndiqnin agjendën e George Sorosit, këtij armiku të egër të kombit amerikan. Pra, ju në 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Por, sot, ja ku jam. Vij këtu për të udhëhequr opozitën drejt fitores. Janë shpenzuar miliona me lobime kundër një opozite pa të cilën demokracia nuk mund të ekzistojë. Sot ju jeni të dështuar në mënyrën më përfundimtare”, u shpreh Berisha.