Politikë

Berisha sonte nuk flet për dhunën e Bashës, por i përqendruar tek dhuna e Ramës

Berisha sonte nuk flet për dhunën e Bashës, por i

Një lëvizje taktike, sepse Sali Berisha kurrë nuk thotë asgjë pa dashje. Në daljen tek Erla Mëhilli vë më shumë theksin tek dhuna e policisë së Edi Ramës, sesa tek dhuna nga brenda selisë. Bashën e profilizon thjesht si një peng të Ramës dhe nuk e trajton si pjesa tjetër e foltores, apo siç edhe vetë ditën e djeshme dhe të shtunën ku e akuzoi për dhunë ndaj demokratëve. Ja ç’tha ai për Erla Mëhillin në Euronews:

-Vazhdoni të thoni që nuk pati dhunë në protestë

Berisha: Për çdo analist dhe njeri që do të nxjerr të vërtetën 8 Janari dëshmoi se ishte një përballje e fuqishme e opozitës me qeverinë. Ne shkuam aty me qëllime paqësore për të hyrë në seli, për të nxjerrë jashtë selise vrasësit, banditët, pengmarrësit, për të cilët mediat kishin njoftuar dhe ne kishim informacion, dhe për të nxjerrë nga zyra butësisht deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet. Edi Rama zbatoi projektin “blind bis” të kryeministrisë. Rama si manjak pas blindeve, këtu e ka zbatuar edhe më të plotë projektin, ky është projekt i zotit Rama. Personat që ishin brenda dispononin të gjitha mjetet që ka policia e ndërhyrjes së shpejt. Ata dispononin pistoletat neuroparalizante, bomba gazi, bomba shurdhuese, e hodhën para meje. Edi Rama është i tmerruar. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mbështetur te blindet dhe këtë e aplikoi te selia e PD-së.

A dështoi protesta e 8 janarit?

Berisha: Qëllimi maksimal nuk u arrit. Ishte gazi që nuk përballohej në ambientet e brendshme. Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, ndaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër.

Tiranapost.al