Politikë

Berisha tjetër mesazh Yuri Kim-it!

Berisha tjetër mesazh Yuri Kim-it!

Ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar foltoren e radhës me gratë e Lëvizjes Demokratike të Gruas. Ai ka qënë i shoqëruar për herë të parë nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Gjatë fjalës së tij Berisha ka dërguar një mesazh për Ambasadoren amerikane Yuri Kim ku shprehet se për aq kohë sa ai të jetë kryeministër i Shqipërisë Kim nuk do të shkelë në zyrën e tij nëse nuk i kërkon falje demokratëve.

“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore. Ajo më shumë se interesat e vendit të saj promovon politikën e Soros në Ballkan. Por unë do i them dy fjalë. Në një dalje u shpreh se po fitoj Berisha, duke shkelur Kushtetutën e saj, që po fitoi Berisha nuk do i jap dorën apo trokas në derë. Tani do i përgjigjem përpara jush. E nderuar zonjë dera e Sali Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA-së. Me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në cfardo funksioni që të jetë nuk do te shkelë kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokrateve për barin që i kujtoi pak kohe me parë”, tha Berisha.

Tiranapost.al