Politikë

Berisha ulet për herë të parë në karrige si socialist! Taulant Balla: Provokim

Berisha ulet për herë të parë në karrige si socialist!

Berisha është tallur me grupin parlament të PD-së, në drejtimin e Alibeajt duke u ikur në një karrige socialiste, me mesazhin se mes PS-së dhe PD-së ( jo grupit që mbështet Berishën) ka një kimi politike.

Ai tha: Jo rastësisht, për herë të parë, unë prita i ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bëra me qëllimin më të sinqertë se sot, avokatër të vetëm të tyre në parlament janë demokratët dhe do ta vazhdojmë deri në fund të jemi zëdhënës të interesave të qytetarëve shqiptarë pa dallim.

Veprimi i Berishës u mor si një provokim nga Kreu i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Berisha ulet për herë të parë në karrige si socialist!

Në një replikë ndaj Berishës Balla u shpreh: Provokim i një njeriu të ulët që turp nuk ka më, burrëri nuk ka pasur kurrë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që unë të ulem në rreshtin tuaj. Ne nuk bëmë asnjë reagim se menduam burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur. Socialistëve ky njeriu nuk i afrohet kurrë.