Politikë

Berisha viziton Salianjin në burgun e Fierit: I solla dy libra, mungonte ngrohja

Berisha viziton Salianjin në burgun e Fierit: I solla dy libra, mungonte

Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte ish-deputetin demokrat Ervin Salianji në burgun e Fierit.

''Morali i tij ishte i lartë, i solla dy libra, njëri i Franz Kafkës. Personeli ishte i sjellshëm nuk kam ndonjë, por nuk mjafton personali, ata duhet të kenë ngrohje në cdo dhomë. Nuredinin në Tiranë e mbajnë me palestër dhe me televizor dhe të tjera, kurse në burgjet e tjera, këtu, nuk japin paratë për të rregulluar. ngrohjenKëtu krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Çështja e Salianjit tani është ndërkombëtare. Kjo është një drejtësi totalisht e kontrolluar nga ekzekutivi. Kjo drejtësi me qëndrimet ndaj krimit elektoral është palë për bllokimin e rrotacionit. Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni nga i cili, për të cilin unë zotohem deri në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri.

Një komision parlamentar do të krijohet vetëm për të parë situatën e të burgosurve në të gjithë Shqipërinë, i lënë pa ngrohje. Këta njerëz meritojnë trajtimin ligjor, por lënë Ulusiu me Ramën trajtim ligjor. Këta janë viktima të vjedhjeve në Tiranë. Kush tha se nuk do të realizohet rotacioni?!''