Berishës ja bënë fakt kryetarin e forumit rinor. Evi Kokalari akuza për manipulim votash Belind Këlliçit

Në një intervistë për Euronews, Evi Kokalari një debatuese e fortë për zhvillimet në PD, shpesh herë shumë se drejtpërdrejtë vazhdon të ngrejë zërin për manipulimet e bëra sipas saj me prova në Këshillin Kombëtar.
Për Besart Xhaferrin:
Berisha nuk asnjë interes të ketë Besart Xhaferrin kryetar të forumit rinor. Kjo nuk është diçka që e bëri Sali Berisha. Xhaferri u gjet në një pozitë, ku gara, manipulimi ishte pak më e madhe se ai vet.
Për manipulimin nga Belind Këlliçi:
Unë nuk e prisja që primaret të ishin vaj që në fillim. Zbulimin e manipulimeve të Belind Këlliçit në Këshillin Kombetar ishte diçka që demokratët, sidomos anëtarët në Këshillin Kombëtar u ndërgjegjësuan me atë që po ndodhte. Unë jam me idenë që primaret, ndoshta është normale e gjithë kjo zhurma e gjithë kjo shamata derisa të gjejnë veten demokratët në proces.