Politikë

Besa Shahini: Si u manipulua politikisht për të shkaktuar kaos situata me gjimnazin në Fier

Besa Shahini: Si u manipulua politikisht për të shkaktuar kaos

Në ngjarjen e ndodhur në gjimnazin Janaq Kilica në Fier, ky dyshohet se një nxënës hodhi gaz lotsjellës në shkollë, dukë shkaktuar probleme shëndetësore tek nxënësit, Luçiano Boçi nga PD akuzoi qeverinë dhe ministrën e Arsimit, duke thënë se helmimi i përsëritur nuk ngjan me rastësi dhe se në shkolla vazhdon korrupsioni tenderues, dhe për pasojë sipas tij në shkolla kanë hyrë lloj lloj lëndësh kimike të pakontrolluara.

Në një reagim të ditë së sotme, Besa Shahini thotë se situata është në kontroll, se do ketë ndërhyrje në godinë ne vjetër të gjimnazit për ta kthyer në gjendjen e godinës se re, por ndërkohë nuk kursen akuzat për PD-në, për të cilën thotë se përdori situatën për të manipuluar dhe për të shkaktuar kaos.

Nga rrjetet sociale Shahini thotë se ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po hulumtohen me kujdes dhe se do të merren masat.

Më poshtë keni reagimin e plotë:

Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore.

Reagimi i Boçit: 

HELMIMI I SHKOLLËS

Helmimi i përsëritur i nxënësve të së njëjtës shkollë, “Janaq Kilica” në Fier, nuk ngjan më rastësi.
Më së paku është papërgjegjshmëri dhe paaftësi totale për të siguruar jetën e fëmijëve brenda në shkollë.
Varianti i reaksionit kimik i dhënë si arsye pak ditë më parë, është përsëritur. Nuk ka rëndësi, nëse është shkaktuar nga një nxënës i papërgjegjshëm apo për shkak të korrupsionit tenderues në shkollat tona, në të cilat kanë hyrë lloj lloj lëndësh kimike të pakontrolluara për efektet e tyre toksike. Rëndësi ka që nxënësit nuk janë të sigurtë dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur brenda pak ditëve.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe strukturave të policisë, në rastin e parë, ka qenë zero.
Asnjë masë nuk u mor, sepse drejtuesit janë militantë partiakë dhe pasoja e sotme nuk vonoi të vinte.

Shkollat tona sot i ngjajnë vendeve ku gjithçka mund të ndodhë.
Mund të shpërndahet drogë dhe për drejtuesit e Ministrisë e Policisë situata është normale.
Mund të ushtrohet dhunë e të gjitha formave dhe kjo është normale për qeverinë e ndritur.
Mund të helmohen nxënësit dhe gjithcka interpretohet si normale, si diçka që “ndodh edhe nëpër filma.”
Anormale duket të jetë tashmë vetëm transmetimi i dijes dhe i edukimit.
E vërteta ulëritëse është se shkollat tona janë helmuar!
Janë helmuar deri në asht.
Janë helmuar me rilindje!
E vetmja zgjidhje:
Futja në karantinë disavjeçare e Rilindjes.