Politikë

Blendi Fevziu: Parlamenti nuk ka pse të ketë 140 deputetë

Blendi Fevziu: Parlamenti nuk ka pse të ketë 140 deputetë

Blendi Fevziu në një intervistë për Klan News ka thënë se parlamenti nuk ka pse të ketë 140 deputetë, pasi sipas tij në kuvend ka deputetë që nuk kanë folur asnjë ditë të vetme. Ai sugjeron se se Kuvendi nga 140 veta mund të shkonte në 100 dhe të krijohej Senati.

"Ka nevoja shumë më të mëdha që PD duhet t’i kishte propozuar. Pavarësisht se i pranon apo jo mazhoranca. Parlamenti nuk ka pse të ketë 140 deputetë. Nuk ka pse të zgjidhet një deputet me 10 mijë vota. Ka deputetë që nuk kanë folur asnjë ditë të vetme.

Parlamenti nga 140 vetë mund të shkonte në 100 veta. Mund të vendosej senati. Mund të krijohej një balancë më e mirë, pra ,mos të ishte kaq lehtësisht i kontrollueshëm parlamenti", Tha Fevziu

Tiranapost.al.Z.B