Politikë

Blinken në Tiranë dhe “ankthi” që shoqëron vizita e Sekretarit amerikan

Blinken në Tiranë dhe “ankthi” që shoqëron

DASH konfirmoi dje vizitën e sekretarit Antony Blinken në Tiranë dhe Mynih nga datat 14- 17 shkurt, ku sekretari amerikan i shtetit fillimisht do të jetë në konferencën e Mynihut dhe më pas do të udhëtojë drejt Tiranës.

Në Tiranë vizita e tij lidhet me ngjarjet e aktualitetit dhe reformën në drejtësi, të vetmin mjet me të cilin amerikanët po ushtrojnë presionin e tyre në shtetin demokratik për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ku paraqet me nota optimizmi këtë vizitë. Edhe pse qeveria e tij, bashkëpunëtorë të tij të afërt janë të dënuar nga SPAK, disa të arratisur si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Kryeministri e ka thënë shpesh se nuk mban përgjegjësi për të vetët që kanë ngrënë dardha pas shpinës së tij.

Nga kampi opozitar kjo nuk është një vizitë e mirëpritur, as me fjalë e statuse.

Nga kampi i Berishës u tha fillimsht se kjo vizitë ishte e sajuar nga dëshpërimi i qeverisë. Se lajmi për ardhjen e Blinken ishte fake.

Ndërkaq Blinken do të vijë në Tiranë sipas DASH. Ai do të ketë një takim me kreun e SPAK Altin Dumanin, thonë burimet. Por axhenda e takimeve të tij nuk është bërë e ditur.