Politikë

Braçe e quan hipokrizi përjashtimin e Berishës nga PD-ja

Braçe e quan hipokrizi përjashtimin e Berishës nga PD-ja

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike duke e quajtur hipokrizi. Sipas tij PD nuk e përjashtoi kurrë Berishën kur sulmoi shtetin, gazetarët, dhe institucionet e Drejtësisë, por vetëm kur sulmoi Partinë Demokratike.

Postimi i Erion Braçes:

BERISHA JASHTE PD,
VENDIM HIPOKRIT POR STANDARD!

ASFARE VENDIM I FORTE!

E perjashtuan per “SULMIN NDAJ PD”;

Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet,
te drejtesise e finances, ka sulmuar kundershtaret,
i ka burgosur e vrare/pushkatuar, ka sulmuar median
dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gezetaret
dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj;

POR PD NUK E PERJASHTOI KURRE!
E perjashtoi se sulmoi PD!
HIPOKRIZI ME TE MADHE SE KJO NUK KA!

Nderkohe DHUNA si arsye per perjashtimin e Sali Berishes, po sherbehet si STANDARD;

A SHKON PERTEJ BERISHES?

Dhuna e Berishes mbi PD, godines e njerezve ne te,
nuk hyn hic ne nje ushtrim krahasues me dhunen e atij vete por edhe LULZIM BASHES mbi institucionet, policine, drejtesine etj;

Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qelluar me zjarr Kuvendin;

Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!

Ky eshte MINIM I DEMOKRACISE dhe Lulzim Basha
nuk i iken dot ketij standardi duke thene:
I BERA UNE POR ME DETYROI BERISHA!

Natyrisht, STANDARDI eshte pune e PD!

Shqiptaret meritojne nje NDJESE TE MADHE E TE VERTETE per dhunen si menyre jetese ne politike prej vitesh!

Aaaaa dhe nje gje;
Berishen e kane perjashtuar nga PD, jo nga Shqiperia!

Tiranapost.al