Politikë

Braçe kërkon paketë të re mbështetëse për të varfrit: Inflacioni do të mbetet i lartë në muajt në vijim

Braçe kërkon paketë të re mbështetëse për

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, në seancën e sotme plenare ka kërkuar një paketë të re ekonomike për qytetarët që janë goditur më shumë nga kriza ekonomike. Gjatë fjalës së tij Braçe u shpreh se inflacioni po godet xhepat e qytetarëve çdo ditë dhe do të mbetet në nivele të larta në muajt në vijim.

“Nuk kemi krizë, kemi goditje. Kjo është goditja e tretë për ekonominë në vitet e fundit. Rritja ekonomike e vitit 2022 pritet të jetë 3%, por do të jetë e zbehtë nga rritja e çmimeve. Inflacionin e ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre cdo ditë. Është inflacion i ndjeshëm, është kthyer në inflacion me bazë të gjerë dhe pritet të mbetet në nivele të larta muajt në vijim.

Populizmi nuk duhet të kthehet në barrë për ekonominë kombëtare. Buxheti që ndryshuam me aktin normativ ka akomoduar nevojat shtesë të ekonomisë, por edhe nevojat për të mbështetur të varfrit, por duhet rishpërndarje dhe kjo duhet bërë tani. Tani duhet një paketë e re mbështetje për ata që po goditen më fortë”, u shpreh Braçe.