Politikë

Braçe: Personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që i ndodh tregut, ekonomisë

Braçe: Personalizimi i politikës fiskale është gjëja

Deputeti i Partisë Socialiste dhe Erion Braçe ka theksuar këtë të enjte se personalizimi i politikës fiskale është jo vetëm një problem shumë i madh, por gjëja më e rëndë që i ndodh ekonomisë së një vendi.

Kjo deklaratë është bërë nga ish-zëvendës kryeministri pasi amendamentet e propozuara prej tij për paketën fiskale u rrëzuan nga Kuvendi me vetëm 8 vota pro.

Por, mbështetja e munguar nga kolegët e tij deputetë duket se nuk e ka shqetësuar deputetin socialist. Ai thotë se pavarësisht faktit që bujqit kanë marrë vetëm 8 vota pro, ky është një hap i madh përpara.

Braçe kthehet pas në kohë dhe rikujton se si në nëntor të vitit 2018-te, kur PROPOZOi TATIM ZERO për rrogat deri në 40 mijë lekë, ai MORA VETëM 5 VOTA PRO, dhe se si kur KUNDERSHTOi SKEMEN 6 ME 20 PER TVSH-në E FERMERIT, MORi VETEM 5 VOTA PRO.

Reagimi i plotë i Braçes:

8 #VOTA PRO PER #BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama;

Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;

Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;

Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;

Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.

Ky eshte problem i madh!

Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Faleminderit te gjitheve!

Tiranapost.al