Politikë

Braçe-Salianjit: Shpifës që paguhesh me para cash! S'kam folur kurrë me Taçin, përkundrazi jam ai që e ka denoncuar më shumë

Braçe-Salianjit: Shpifës që paguhesh me para cash! S'kam

Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të deputetit Ervin Salianji duke thënë se në datën 18 tetor 2021, kur ka dalë dokumenti i përgjimeve të Rezat Taçi, nuk ka qënë ai në postin e zv. kryeministrit. Teksa ka shtuar se ka qënë ai personi që e ka denoncuar ARMO-n dhe madje e ka kallëzuar në prokurori.

“Me thënë të drejtën etika në këtë sallë veçanërisht ndaj grave mori fund në ditën kur e gjithë urrejtja u derdh mbi një flet votimi kur ishe emri i një gruaja. Rikthejini ato pamje dhe do sillni se si mori fund etika atë ditë. Së dyti erdha këtu sot për të folur për buxhetin, kisha një qëllim dhe i shkova deri në fund për të folur për bujqit. Nuk akuzova askënd, tani në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata dhe jo shpifës por komplotues në kurriz të nderit të njerëzve . Dokumenti i përgjimit të Rezat Taçit mban datën 18 tetor 2021, unë e zotëroj të plotë dhe atëherë unë nuk kam qenë zv.kryeminitër. Që në shtator ku është betuar qeveria unë kam qenë deputet. Që të jemi të qartë. Ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri te tjerët dhe do jua provoj që paguhen me cash. O e kam denoncuar unë ARMO-n, o s'ka fol njëri në këtë sallë dhe madje e kam kallëzuar edhe në prokurori. Aty e keni armon varr të hapur të një korrupsioni politike. Uën skam folur kurrë me taçin dhe as jam takuar kurrë me atë njeri” , ka thënë Braçe.