Politikë

U arrit marrëveshja! Çfarë thanë palët pasi firmosën

U arrit marrëveshja! Çfarë thanë palët pasi

Me arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, të katër palët, mazhoranca, opozita brenda dhe jashtë parlamentare dhanë qëndrimin e tyre me atë që u arrit.

Oerd Bylykbashi: Sot u arrit dakordësi, identifikimi biometrik dhe riformatim të komisionit të zgjedhjeve. Opozita propozoi zgjidhje për depolitizimin e administratës, do të mbetet për zgjedhjet e ardhshme siç është sot dhe kjo formulë do të aplikohet pas këtyre zgjedhjeve. Rama u përpoq të kapte Komisionet Zgjedhore nuk i kapi dot dhe u tërhoq.

Petrit Vasili: U arrit një dakordësi, identifikim biometrik 100%, një Komision Qevndror të Zgjedhjeve që riformatohet. Propozuam një formulë për depolitizimin e administratës me përjashtimin e administratës, që u refuzua nga Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe ato lokale komisionet mbeten siç kanë qenë. Depolitizimi do të kryhet vetëm pas tyre. Për të gjithë shqiptarët është e qartë si drita e diellit. Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin

Damian Gjiknuri: U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi i është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politik  do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme që PD hoqën dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka caluar. U kthyen te institucionet. E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem dhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi. Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi, dhe u pranua që administrata zgjedhore e politik ka funksionuar. Për ne është e rëndësishme integrimi. E rëndësishme që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara. Besoj, marrëveshja kryesore është arritur, tani kemi të bëjmë me zbardhje të drafteve teknike, që përgjithësisht janë gati. 

Rudina Hajdari: Sot pati një marrëveshje dhe besoj se efekti pozitiv i saj është hapja e rrugës të Shqipërisë drejt BE. Në mënyrë që kjo të mundësohej duhej arritur një kompromis për gjërat që po bënim. Por ju garantoj që nuk ka qenë një gjë e lehtë. Vërtetë që kjo të quhej një reformë duhet të kishte dhe elementë të tjerë dhe jo vetëm këto që u pasqyruan në këtë draft. Duhej patjetër që të shpreheshim për ndryshimin e sistemit zgjedhor, të cilët nuk patën kompromis për këtë çështje.

Nëse do të isha vetëm unë ajo që do e bllokonte këtë marrëveshje, atëherë do të dukej sikur unë nuk e dua BE. Besoj se ajo që është e dukshme është fakti që opozita parlamentare qëndroi në parlament për t’i shtruar Shqipërisë për të gjitha reformat që të mos ketë ngecje. Në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të procesit zgjedhor, por edhe të demokracisë. Ne e dimë që mazhoranca e ka kapur pushtetin dhe e trajton si plaçkë.

Unë sot mora garanci më së tepërmi nga ambasadat e SHBA dhe BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë. Si dhe do të flasim dhe për ligjin e referendumeve dhe votimin e diasporës.