Politikë

Bylykbashi: Rama humbet në 2021-shin sido që ta bëjë sistemin zgjedhor

Bylykbashi: Rama humbet në 2021-shin sido që ta bëjë

Në Këshillin Politik, PS me përfaqësues Damian Gjiknuri propozoi listat e hapura 100% dhe uljen e pragut për koalicionet në 3%. Ndërkohë kandidatët, siç propozon PS do të jenë renditur sipas preferencës së kryetarit, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues.


I pyetur për këtë propozim, Oerd Bylykbashi nga PD thotë se është mashtrim dhe se kjo është lojë e PS për të mashtruar qytetarët.

“PS sot ka gënjyer shqiptarët në lidhjen me listat e hapura. Kjo ishte loja, nuk janë lista të hapura dhe nuk është ajo që prisnin shqiptarët. Ndodhi ajo që në kishim paralajmëruar, kërkuam t’i drejtohen ODIHR për ekspertizë. Ka një ndarje të pastër midis opozitës dhe mazhorancës. E gjithë ajo që po përpiqet të bëjë është të heqë koalicionet siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Ajo që mbështet opozita është ajo që është rënë dakord në vitin 2003, ku të dyja palët kanë bërë ndryshime me konsensus të modelit të koalicionit”.

Ndërsa i pyetur nëse faktori ndërkombëtar do detyrojë PS të bëjë kthesë me propozimin, Bylykbashi tha se Rama është i vetëm me partinë e tij dhe do humbasë sido ta bëjë sistemin zgjedhor.

Rama ka treguar se ka shkuar përtej pritshmërive tuaja. Shkoi i vetëm në zgjedhje! Këtë herë do të jetë faktori ndërkombëtar arma e opozitës të detyrojë Ramën ti thërrasë arsyes?

'Zgjedhjet ishin kundër interesit të zgjedhësve dhe opinioni publik është i rëndësishëm. Kjo që po ndodh është kosto. Sido që ta bëjë sistemin zgjedhor Edi Rama, vitin që vjen, humbet. Ajo që PD ofron është programi për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes. ODHIR e thekson se mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një nga gropat më të mëdha'.

Oerd Bylykbashi në ABC News.