Politikë

Celibashi: Sot dhe nesër përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore. Çdo qendër do të ketë fletë me alfabet braille për ata që nuk shikojnë

Celibashi: Sot dhe nesër përfundon shpërndarja e materialeve

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka publikuar në rrjetet sociale foto nga procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore i cili ka nisur ditën e sotme.

Celibashi ka informuar se ky proces do të përfundojë për 8 qarqe në vend ditën e sotme, ndërkohë që nesër do të përmbyllet shpërndarja edhe për qarqet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Lezhës.

Gjithashtu, kreu i KQZ ka shkruar se për votuesit që nuk shikojnë do të garantohen shabllonë për fletë votimi me alfabetin braille në çdo qendër votimi në vend.

Celibashi: Sot dhe nesër përfundon shpërndarja e materialeve

Statusi i kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi:

Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat.? Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV ) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.

Tiranapost.al