Politikë

Cilët ministra parapëlqehen më shumë dhe cilët më pak nga votuesit e PS dhe PD?

Cilët ministra parapëlqehen më shumë dhe cilët më

Sondazhi i Euronews dhe MRB ka publikuar nivelet e pëlqyeshmërisë që ka publiku për ministrat e qeverisë Rama.

Mes votuesve të PS, ministrat më të pëlqyer janë Ogerta Manastirliu e cila gëzon 87.7% pëlqyeshmëri brenda subjektit të saj politik. Ajo ndiqet nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me 81.7% dhe Erjon Braçe me 81.1%. Ndërkohë socialistët miratojnë më pak ministren Anila Denaj e cila gëzon pëlqimin e 53% të socialistëve, e ndjekur nga Milva Ekonomi me 55.3% dhe Eduard Shalsi me 58.4%.

Cilët ministra parapëlqehen më shumë dhe cilët më

Nga ana tjetër ashtu siç është e pritshme votuesit e PD kanë nivele të ulëta miratimi për ministrat e qeverisë Rama, megjithatë ministrat me nivelin më të lartë të aprovimit janë:

-          Olta Xhaçka 18.5%

-          Bledar Çuçi 18.3%

-          Niko Peleshi 16.5%

Ndërkohë ministat më të “urryer” për demokratët janë:

-          Elisa Spiropali 3.8%

-          Arben Ahmetaj 6.4%

-          Elva Margariti 6.4%

Cilët ministra parapëlqehen më shumë dhe cilët më

tiranapost.al