Politikë

Dalja e fundit në ekran e Gerti Bogdanit

Dalja e fundit në ekran e Gerti Bogdanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani u nda sot nga jeta në moshën 44-vjeçare, pas një ataku kardiak.

Bogdani kohët e fundit nuk ka qenë pjesë aktive e politikës, por ka marrë shpesh pjesë në programet televizive, për të komentuar dhe analizuar ngjarje politike brenda vendit, edhe ndërkombëtare.

Dalja e fundit në ekran e tij ishte mbrëmjen e kaluar në News24, në studion e emisionit “Open” nga Eni Vasili ku analizoi zgjedhjet në SHBA, dy atentatet ndaj Donald Trump dhe situatën në Kosovë pas tensionimit të raporteve me Serbinë.